EMRI/Fshehu marijuanën poshtë sediljeve të makinës, kapet lushnjari i dënuar më parë...

EMRI/Fshehu marijuanën poshtë sediljeve të makinës, kapet lushnjari i dënuar më parë nga policia greke

64
0
Shares

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur sot, këtë herë në kufirin greko-shqiptar. Janë sekuestruar mbi 86 kg marijuanë. Mësohet se droga u kap në Igumenicë brenda një automjeti që vinte nga kufiri.

Pas kontrollit të imtësishëm, janë zbuluar vendet ku fshihej droga. Ato ishin fshehur  poshtë sediljeve dhe në portat e mjetit. U gjetën rreth 84 pako me 86 kg 230 gram marijuanë.

Është arrestuar drejtuesi i mjetit, Olibion Lena, 34-vjeç, nga Lushnja. Por shtetasi Lena nuk ishte një person i panjohur për policinë greke.

Sipas raportimeve të policisë greke, 34 vjeçari rezultonte i kërkuar në Greqi, i dënuar me 7 muaj burg dhe 3000 euro gjobë në Pater për falsifikim dokumentash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY