DETAJE/Vodhi 23 telefona nga dyqani, 25 vjeçari nga Kuçova plagos me thikë...

DETAJE/Vodhi 23 telefona nga dyqani, 25 vjeçari nga Kuçova plagos me thikë punonjësin

122
0
Shares

Pasi goditi më thikë punonjësin e dyqanit, një 25 vjeçar vodhi 23 telefona celularë dhe 1 lap top duke e lënë të plagosur rëndë punonjësin.

Grabitja ka ndodhur në Kuçovë, ku policia ka arrestuar një prej autorëve.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klaudio Naska, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Armë mbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) punetorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I.

Shtetasi E.I ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

•23 aparate celular të markave të ndryshme.
•1 lap top

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë‘‘ , ‘‘Plagosje e lehtë me dashje‘‘, “ Shkatërrim prone“, “Kanosje” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY