DETAJE/Çifti italian përplaset me një makinë në Ksamil, vdes gruaja, plagoset rëndë...

DETAJE/Çifti italian përplaset me një makinë në Ksamil, vdes gruaja, plagoset rëndë burri

81
0
Shares

Aksidenti i rëndë në rrugën e Ksamilit i mori jetën një shtetase italiane dhe la të plagosur rëndë shtetasin tjetër, të dy me banim në Gjenovë të Italisë.

Mësohet se çifti italian po udhëtonin me motor teksa janë përplasur me një automjet tip ‘Ford’.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Sarandë në gjendje të rëndë.

Informacion paraprak

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Sarandë – Butrint, në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip “Ford” me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip “Piaggio” me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY