“Lolita” trondit rrjetin me ‘plagosjen’ e Zamir Manes

“Lolita” trondit rrjetin me ‘plagosjen’ e Zamir Manes

7383
0
Shares

Lolita, një nga faqet në rrjetet sociale më të ndjekura dhe provokative në Shqipëri ia ka dalë të provokojë sërish sonte në mes të natës teksa ka postuar në pak minuta dy mesazhe në faqen e vet.

Dy mesazhet lidhen me një enigmë rreth plagosjes së një biznesmeni të njohur në Shqipëri, dicka  e përfolur kohë më parë por e pa deklaruar zyrtarisht nga askush dhe as e përmendur në media.

Mesazhi i parë i Lolitës u postua pak para mesit të natës: “Flini ju, ndërkohë që unë vras mendjen: Kush e plagosi Zamir Manen?”, shkruan Lolita.

Ndërsa pak minuta më vonë poston sërish një të dytë: “Priten komente nga profile fallco: “E kemi parë Zamirin shëndoshë e mirë ato ditë, boll shpifët”. Edhe Artan Hoxha e ka parë Zamirin. Vetëm ai që e plagosi nuk e ka parë mirë, ose thjesht nuk kishte shënjestër!”.

Nuk kanë vonuar komente të cilat kundërshtonin hamendjen e Lolitës, e aprovonin atë ose i binin anash provokimit të saj duke i sugjeruar ti linte rehat.

Një prej komentuesve shkoi edhe më tej teksa theskonte se kjo ishte një përpjekje për ‘të gjobitur” Zamirin.

Biznesmeni i njohur është shënuar për korreketësinë në biznesin e vet dhe pavarësisht se është ndër më të mëdhenjtë në vend sërish reflekton thjeshtësi dhe modesti në lidhje me pasurinë e tij. Policia nuk ka pasur kurrfarë lajmërimi në lidhje me një incident të rëndë të përmendur nga Lolita ndërkohë që në këtë vend gjithcka mund të ndodhë në kushtet e një kriminaliteti të madh dhe lidhjeve të tij të forta më qeverinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY