EMRI/I armatosur i vjedh portofolin dhe bizhuteritë gruas, arrestohet 35 vjeçari nga...

EMRI/I armatosur i vjedh portofolin dhe bizhuteritë gruas, arrestohet 35 vjeçari nga Vlora

56
0
Shares

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi me armë në dorë, duke e kërcënuar, i ka vjedhur portofoin dhe bizhuteritë një gruaje në Vlorë. 

I arrestuar është  Bledar Sulejmani, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Pas një pune hetimore të shërbimeve të policisë për goditjen e kriminalitetit në qytet është bërë e mundur ndalimi i këtij shtetasi, i cili me datë 16.08.2018, në një rrugë të lagjes “29 Nëntori” i ka vjedhur me dhunë portofolin dhe bizhuteri shtetases M.P.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me rastin, policia ka bërë sekuestrimin e nje pistolete sportive tip “Ekol Firat Magnum” e kalibrit 9 mm si dhe 7 fishekë pa kokë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga ana e autorit për kryerjen e vjedhjes me dhunë.

Gjithashtu, më datë 23.08.2018, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY