Turisti francez aksidentohet me biçikletë në Gjirokastër, dërgohet me plagë të rënda...

Turisti francez aksidentohet me biçikletë në Gjirokastër, dërgohet me plagë të rënda në spital

67
0
Shares

Një turist francez ka përfunduar me plage te renda në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër. Sipas policisë, shtetasi E. V., 21 vjeç, banues në Francë, duke lëvizur me biçikletë është rrëzuar aksidentalisht.

Ngjarja ndodhi në aksin Qafa e Muzikës – Jorgucat. I riu ka pësuar dëmtime të rënda. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 21. 08. 2018, në aksin rrugor Qafa e Muzinës – Jorgucat, shtetasi E. V., vjeç 21, banues në Francë, duke lëvizur me biçikletë aksidentalisht është rrëzuar e dëmtuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY