Përgjimi i deputetit socialist, zbardhet biseda e plotë para se të takonte...

Përgjimi i deputetit socialist, zbardhet biseda e plotë para se të takonte Gilmando Danin

164
0
Shares
Deputeti i PS, Jurgis Cyrbja

Kanë dalë biseda të tjera dhe detaje të reja lidhur me përgjimin e telefonatave të deputetit socialist Jurgis Çyrbja me Gilmando Danin i dyshuar si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.

Referuar dokumenteve  rezulton se me vendimin nr.10 të datës 7 janar 2016, gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënies.

Rezulton se mes të dyve janë zhvilluar dy biseda telefonike të cilat janë përgjuar. Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt.

Sipas Ballkan Web, bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra.

Një njërën prej tyre Dani e pyet Cyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit. Kjo bisedë u zhvillua në momentin kur deputeti po shkonte të takonte Gilmando Danin, menjëherë pasi i kishte kërkuar takim.

Ja dialogu që zhvillohet mes tyre:
Dani: O vlla ça bane?
Çyrbja: Mirë, ça ban ti?
Dani: Me ta ba një pyetje kshu kot, ore ka noj gja ku ke punu ti apo si?
Çyrbja: Ëhë, ëhë
Dani: Noj gjë serioze?
Çyrbja: Jam rrugës, jam rrugës
Dani: E mirë ndonjë gjë serioze apo kshu?
Çyrbja: Emm, duket se po…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY