LSI kundër Thaçit: Kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku, askush nuk mund...

LSI kundër Thaçit: Kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku, askush nuk mund t’i trafikojë

51
0
Shares

Lidhur me debatin e fundit, të korrigjimit të kufijve me Serbinë, ka folur dhe Nënkryetari i LSI-së Luan Rama.

I ndodhur në Jalë, në kampin që po zhvillon lëvizja socialiste për integrim me të rinjtë e LSI, ai është pyetur nga të rinj, lidhur me qëndrimin që ai mban për këtë çështje.

Rama është shprehur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës duke i cilësuar ato kufij si kufij gjaku të cilat nuk mund të dalin në treugun politik si dhe të provokojnë luftëra të tjera në Ballkan.

Fjala e tij në kamping

“Kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale dhe as çështje negociatash bilaterale apo më shqip dypalëshe. Sepse për Kosovën ashtu si për të gjithë hapësirën shqiptarë është luftuar dhe është derdhur gjak. Dhe ato kufij janë kufij gjaku, janë kufij zemrash të cilat nuk mund t’i nxjerrë në tregun politik askush, cilido qoftë ai.

Shqiptarët në të gjithë hapësirën ku jetojnë kanë qenë dhe janë për këtë rajon faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti, një faktor i rëndësishëm bashkëpunimi dhe integrimi. Dhe pse kanë qenë të tillë kanë patur me vete në luftën e tyre të drejtë për çështjen kombëtare, për kauzën kombëtare dhe partnerët ndërkombëtar. Nuk mund të kthehen shqiptarët në provokues konfliktesh apo luftërash të reja në Ballkan!”

Vendosja apo projektimi i kufijve nga lart dhe në mënyrë provokative ka çuar gjithmonë në luftë. Në mënyrë më lakonike, pyetjes se cili është qëndrimi im në lidhje me tezën e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, i përgjigjem me vargun e një poeti të famshëm kosovar; “Kosova është gjaku im që nuk falet”.

Dhe kufijtë e Kosovës në gjithë hapësirën e saj janë kufij të vulosur, të formësuar me sakrificat shembullore të luftës së shqiptarëve për trojet e tyre. Por janë dhe kufij të një lufte shekullore që kanë bërë shqiptarët e Kosovës për të mbijetuar dhe për të jetuar të lirë në trojet e tyre aty ku ata, kanë derdhur gjak, ku kanë folur gjuhën e tyre dhe ku është ngritur gjithmonë flamuri kombëtar shqiptar. Prandaj askush nuk mund t’i tjetërsojë, t’i ndryshojë, apo t’i trafikojë kufijtë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës. Çështja e kufijve të Kosovës është çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitike”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY