FOTO/Familja presidenciale uron bektashinjtë nga mali i shenjtë i Tomorrit

FOTO/Familja presidenciale uron bektashinjtë nga mali i shenjtë i Tomorrit

721
0
Shares

Familja presidenciale ndodhet në Malin e Tomorrit. Presidenti i  Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi janë ngjitur në malin e Tomorrit, sic e do festa e përvitshme.

Të dy kanë postuar nga një foto familjare në rrjetin e tyre social Facebook teksa urojnë të gjithë bektashinjtë për festën.

Ju uroj të gjithë bektashinjve mbarësi e paqe!
Abaz Aliu i ndihmoftë të gjithë shqiptarët kudo!🙏🏻🙏🏻”, shkruan Kryemadhi.

Ndërsa Presidenti Meta ka publikuar foton nga maja e Tomorit.

Festa e Bektashinjve mbahet nga datat 20-25 gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.

Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY