Kurban Bajrami, falet namazi në sheshin Skënderbej, mesazhi i hoxhës për besimtarët

Kurban Bajrami, falet namazi në sheshin Skënderbej, mesazhi i hoxhës për besimtarët

150
0
Shares

Këtë 21 Gusht, të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri e Kosovë festojnë festën e Kurban Bajramit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një numër i madh besimtarësh myslimanë falën Kurban Bajramin në sheshin Skëndërbej.

Besimtarët u mblodhën që në orën 05:30 duke nisur namazin e sabahut dhe më pas me leximin e Kuranit dhe fjalën e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj deri në orën 07:00 kur është falur namazi i Bajramit.

Kryetari i KMSH-së, hoxhë Skënder Bruçaj në fjalën e tij, ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari në mënyrë që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona!”ka thënë Hoxhë Skënder Bruçaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY