Kurban Bajrami, Basha urim për besimtarët: Nuk ka sprovë që nuk kalohet...

Kurban Bajrami, Basha urim për besimtarët: Nuk ka sprovë që nuk kalohet me besimin tek zoti

62
0
Shares

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka uruar të gjthë besimtarët myslimanë në ditën e Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti. Ai uron besimtarët duke kujtuar se kjo festë kremton mposhtjen e egos dhe forcën në besim tek zoti.

Mesazhi i plotë i Bashës në facebook

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY