Manastirliu i kundërpërgjigjet Vasilit:Bën deklarata që meritojnë keqardhje njerëzore

Manastirliu i kundërpërgjigjet Vasilit:Bën deklarata që meritojnë keqardhje njerëzore

328
0
Shares
Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu, ne perurimin e Qendres Shendetesore te Laprakes

Pas akuzave te forta qe kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili i adresoi ministrise se Shendetesise, e cila, sipas tij, lau turpesisht duart para situates se krijuar me ethet e Niplit perendimor, nderkohe qe Ballkani mbetet ne alert, vjen reagimi i kreut te institucionit, ministres Ogerta Manastirliu.

Pas akuzave te forta qe kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili i adresoi ministrise se Shendetesise, e cila, sipas tij, lau turpesisht duart para situates se krijuar me ethet e Niplit perendimor, nderkohe qe Ballkani mbetet ne alert, vjen reagimi i kreut te institucionit, ministres Ogerta Manastirliu.

“Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve”- thote ajo.
Reagimi i Manastirliut
Deklaratat e ish Ministrit të Shëndetësisë, nuk meritojnë asnjë reagim tjetër përveç keqardhjes njerëzore. Por mundësia që ai na jep për të komunikuar të vërtetat, nuk mund të humbet në asnjë rast.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka zgjedhur të reagojë institucionalisht, përmes institucioneve përgjegjëse, në lidhje me alarmet mbi epidemitë e mundshme që mund të shfaqen në territorin e Shqipërisë.Instituti i Shëndetit Publik, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është i vetmi institucion shtetëror, që ka autoritetin dhe ekspertizën e nevojshme, për t’u shprehur në lidhje me epidemitë. ISHP është shprehur me një qartësi shembullore, në lidhje me Ethet e Nilit Perëndimor. Për masat e marra, për mungesën e këtij virusi gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, për vendosjen e survejancës dhe për forcimin e kapaciteteve laboratorike për diagnostikimin e tij.Ekspertët e MSHMS dhe ISHP-së po e bëjnë detyrën e tyre: janë vigjilentë dhe në gatishmëri të plotë, kundër epidemive si Ethet e Nilit, apo Fruthit.Padyshim, ne të parët jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë rrugë për të bërë, për të mbërritur tek Shëndetësia që ne duam.Ne do të vazhdojmë të komunikojmë institucionalisht dhe me transparencë me qytetarët, qoftë për politikat që jemi duke ndjekur në fushën e Shëndetësisë, qoftë për masat që jemi duke marrë në lidhje me parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre, qoftë për ndërhyrjet që jemi duke bërë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim që ata të marrin një shërbim shëndetësor me cilësi dhe sa më pranë vendbanimit. Kjo është detyra jonë, kjo është detyra e të gjithë ekspertëve në sistemin shëndetësor, të cilët janë papushim në krye të detyrës.Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve.Në Shëndetësinë e asaj kohe aspak të largët, qytetarët ishin të fundit. Në Shëndetësinë që duam qytetarët janë të parët. Dhe si qytetar, ish ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij.panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY