VIDEO/Ngjarjet që lanë pa gjumë Sarandën dhe Durrësin, sherr me grushta e...

VIDEO/Ngjarjet që lanë pa gjumë Sarandën dhe Durrësin, sherr me grushta e shkopinj gjatë mbrëmjes

131
0
Shares

Tashmë është bërë e përditshme, të dëgjojmë sherre, sulme, plagosje me armë dhe deri në krime më të rënda që marrin jetë njerëzish.

Teksa duhet të shpresojmë se ato duhet të rrallohen, këto raste po rriten ndjeshëm duke e kthyer vendin tonë në një vend krejt të pasigurt ku rendi dhe siguria nuk duken të jenë çështje parimore për qytetarët.

Në vëmendje duam t’iu sjellim dy ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme, ku ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia, ndërsa ngjarjet kanë marrë përmasa të mëdha, deri në plagosje dhe lëndime serioze.

Ngjarja e parë është ajo e qytetit të Sarandës, ku një grup të rinjsh të cilët janë përfshirë në një sherr masiv. Sipas Ora News, personat janë konfliktuar duke u goditur me shkopinj druri. Nga sherri, i plagosur ka mbetur një person. Policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë njoftim.

Ngjarja e dytë ka të bëjë me një sherr tjetër, në qytetin e Durrësit, ku sipas videos të bërë publike në rrjete sociale, personat goditen po me shkopinj druri për arsye krejt banale.

Sipas atij që ka nxjerrë videon, personat janë zënë për parkimin, pra për çështje makinash./K.Balliu

*Videoja më poshtë e ngjarjes në Durrës 

VIDEOJA

https://www.facebook.com/www.hartadixhitale/videos/463219990846707/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY