Italia vë në karantinë koncesionet për rrugët dhe hidrocentralet

Italia vë në karantinë koncesionet për rrugët dhe hidrocentralet

80
0
Shares

Tragjedia e Genovës ka ndezur mekanizimin e rishikimit të mbarëvajtjes së koncesioneve në Itali.

Qeveria e formuar nga “5 yjet” dhe “Lega Nord” ka kërkuar verifikimin e zbatimit të punimeve dhe mirëmbajtjes për 25 kontrata koncesionare për autostradat dhe 130 të tjera për diga dhe hidrocentrale.

Lista është edhe më e gjatë, po të përfshish edhe projektet që janë në varësi të Entit Shtetëror (italian) të Rrugëve, apo veprat e kontrolluara nga pushteti lokal.

Brenda 1 shtatorit, kush ka në varësi një rrugë apo vepër kombëtare duhet t’i dërgojë Ministrisë italiane të Infrastrukturës një raport mbi gjendjen e konservimit dhe të mirëmbajtjes.

“Pikënisja është e qartë. Rishikimi i të gjithë sistemit të koncesioneve të autostradave dhe të impianteve hidrike dhe elektrike, por fundi është i pasigurtë”, thotë e përditshmja ekonomike “Il Sole 24 ore”.

Çdo gjë do të varet nga ajo sesa është e mundshme shtetëzimi i veprave, një ide kjo e hedhur disa herë në publik këto ditë.

Në lupë është vënë koncesionari “Autostrade per l’Italia”, që kishte në varësi urën e shembur, për të cilin ka filluar tashmë procedura e anulimit të kontratës. Por, kjo është vetëm njëra prej kontratave. Koncesionet e tjera janë pronë e grupeve të fuqishme publike apo private, të cilat tashmë janë të detyruara të bëjnë verifikimet e veprave. Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY