VIDEO/Përgjimet ndaj deputetit të PS-së, PD: Rama ka kyçur gojën, prokuroria asnjë...

VIDEO/Përgjimet ndaj deputetit të PS-së, PD: Rama ka kyçur gojën, prokuroria asnjë reagim

74
0
Shares

Deputeti Ervin Salianji ka mbajtur një deklaratë nga selia blu lidhur me përgjimet që u bënë publike ditën e djeshme të cilat faktojnë lidhjen e deputetit të PS, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit.

Deputeti denoncon neglizhencën dhe mos reagimin e prokurorisë lidhur me përfshirjen e deputetit në komunikimet me bandën kriminale.

Sipas Salianjit, është kryeministri Rama ai që po fsheh provat dhe po mbron krimin e organizuar.

Prona e hotel ‘Vollgës’ është regjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, pjesë e hipotekës në Durrës në atë kohë.

Deputeti pyet se pse Edi Rama e ka kyçur gojën për ngjarjen e 24 orëve të fundit, duke mos reaguar për lidhjet mafioze të deputetit të tij me famozin Shullazi.

Gjithashtu, deputeti thotë se nëse do të funksiononte si duhet prokuroria në vend, tashmë do të kishte shkuar letra e arrestit për deputetin e PS-së./K.Balliu

Deputeti Ervin Salianji, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 18 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY