EMRI/Rrezikoi të mbytej 60 vjeçarja në Sarandë, rojet bregdetare e nxjerrin në...

EMRI/Rrezikoi të mbytej 60 vjeçarja në Sarandë, rojet bregdetare e nxjerrin në kohë nga deti

135
0
Shares

Një pushuese nga Kosova ka shpëtuar mrekullisht nga mbytja në detin e Sarandës. Ajo ka rrezikuar të mbytej mesditën e sotme, teksa po lahej në det në zonën e plazhit Rinia në Sarandë.

60-vjeçarja e identifikuar si Sabrie Hyseni kishte hyrë pa njeri tjetër për t’u larë në det teksa ka hasur disa probleme në shëndet.

Me ndërhyrjen në kohë të rojeve bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga të cilët kanë vënë re situatën, ata janë zhytyr menjëherë në ujë duke e nxjerrë në breg.

Pasi ka marrë ndihmën e parë, ajo është transportuar në spitalin e Sarandës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY