Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, zonat ku temperaturat do të ulen...

Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, zonat ku temperaturat do të ulen ndjeshëm

115
0
Shares

Për ditën e sotme priten dhe reshje shiu në disa zona të vendit tonë. Duke iu refeuar Meteoalb, sot vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare.

Në zonat veriore dhe ato juglindore priten të ketë reshje shiu të cilat kryesisht do të jenë mbizotëruese në orët e mesditës. Ndërsa zonat malore do të kenë reshje shiu gjatë orëve të pasditës dhe natës, por që nuk do të zgjasin për shumë gjatë.

Përsa i përket bregdetit, zonat afër detit do të kenë kthjellime dhe vranësira jo shumë shqetësuese.

Temperaturat do të mbeten konstante në orët e para të ditës, por një zbritje 1-2 gradë Celsius sjellin orët e mesditës në zonat veriore dhe verilindore.

Shpejtësia mesatare e erës është 30 km/h në drejtimin verior duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY