‘Shembja e urës në Itali një gabim njerëzor’, nisin hetimet për vrasje...

‘Shembja e urës në Itali një gabim njerëzor’, nisin hetimet për vrasje të qëllimtë

97
0
Shares

Kanë nisur hetimet lidhur me tragjedinë e ndodhur në Itali ditën e djeshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, prokuroria mendon  se kjo nuk është një fatkeqësi e rastit, por ka ardhur si pasojë e gabimeve njerëzore.

“Nuk ishte fatalitet por një gabim njerëzor”, që solli rënien e urës në Genova. Kështu ka deklaruar kryeprokurori i Genovas Francesco Cozzi duke iu përgjigjur gazetarëve në fund të një inspektimi në zonën e urës.

Prokuroria kështu ka hapur hetim për fatkeqësi të qëllimtë dhe vrasje të shumëfishta.

“Ne duhet t’i përgjigjemi vetëm një pyetje: përse ndodhi?  Kjo është detyra jonë dhe për ta bërë atë do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, ka thënë prokurori.

Shkrimi në gazetën Repubblica

Hapat e parë do të shërbejnë për të rindërtuar të gjitha punimet që po kryheshin nga pikëpamja e mirëmbajtjes dhe gjithashtu për të kuptuar se çfarë ndodhi atë ditë, nëse ka pasur një shkak të menjëhershëm.

Në vijim, policia gjyqësore do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në institucione, kompani dhe operatorë të përfshirë në forma të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY