LISTA/Emrat e viktimave nga tragjedia në Itali, ambasada shqiptare konfirmon vdekjen e...

LISTA/Emrat e viktimave nga tragjedia në Itali, ambasada shqiptare konfirmon vdekjen e dy shqiptarëve

87
0
Shares

Tashmë janë 35 viktima të konfirmuara deri tani në tragjedinë në Genova ku u shemb ura Morandi, pjesë e autostradës A10.

Mediat italiane kanë bërë publike sot një listë të viktimave. Gjithashtu 5 viktima të nxjerrë nga rrënojat janë ende të paidentifikuar.

Në listë janë të përfshirë dhe emrat e dy shqiptarëve të gjetur sot. Marjus Derri dhe Edi Bokrina i cili po udhëtonte bashkë me Marjusin dhe rezultonte i zhdukur më parë.

Dhe ambasada shqiptare pak më parë ka konfirmuar vdekjen e dy shqiptarëve duke nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale.

Kryeministri Conte vizitoi të plagosurit nga tragjedia e djeshme dhe njoftoi për një plan të jashtëzakonshëm për të monitoruar të gjitha infrastrukturat, veçanërisht ato më të vjetrat. Për Presidentin e Republikës Mattarella ka nevojë për “një shqyrtim strikt të shkaqeve.

Asnjë autoritet nuk mund të shmangë përgjegjësinë, e kërkojnë familjet e viktimave”. Një përgjigje indirekte pas deklaratave të kompanisë së Autostradave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY