DETAJE/Sulmi me eksploziv në Kamzë, gjendet makina e djegur me 2 armë...

DETAJE/Sulmi me eksploziv në Kamzë, gjendet makina e djegur me 2 armë brenda

65
0
Shares
Foto Ilustruese

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e mëngjesit të sotëm në Kamzë. Pasi kanë vendosur eksplozivin në lokal, policia njofton se është gjetur një makinë e djegur me armë brenda.

Mjeti i djegur është gjetur në Larushk të Fushë-Krujës. Mjeti dyshohet se është përdorur për ngjarjen e mëngjesit të sotëm.

Automjeti është i llojit Foristrad Benz dhe brenda i janë gjetur dy armë lloji automatikë.

Eksplozivi dhe të shtënat me armë kanë ndodhur në pronën e Shkëlqim Halilit, që sipas të dhënave të policisë është person me precedentë penalë. Lokali është në pronësi të Shkëlqim Halilit. Ai dhe familja e tij janë shprehur se nuk kanë konflikte me askënd.

Para se të vendosej eksplozivi, autorët kanë qëlluar me armë drejt lokalit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY