”Bobo çfarë kam bërë”, zbulohen mesazhet e vëllait me Ritvan Zykajn pas...

”Bobo çfarë kam bërë”, zbulohen mesazhet e vëllait me Ritvan Zykajn pas vrasjes makabre

214
0
Shares

“Bobo çfarë kam bërë”, ka qenë një nga SMS-të që Ritvan Zykaj i ka dërguar vëllai të tij pak para se të arrestohej. Para se t’i fikej telefoni, ai i tregoi dhe adresën se ku po  fshihej, në vendin e njohur si “Çezma e misrit”.

Mësohet se ishte vëllai ai i cili  bindi 24 vjeçarin e masakrës në Selenicë të Vlorës  që të dorëzohet në polici pas vrasjes makabre.

Sipas “panorama”, Hoveljando Zykaj, është 3 vjet më i madh se Ritvani dhe ka negociuar gjatë kohës që i vëllai ishte në arrati derisa ka arritur të bindë të dorëzohet.

Ai e pyeste vazhdimisht se ku ishte dhe ai i përgjigjej se ndodhej rrotull fshatit, ndërsa në një nga mesazhet që i ka dërguar vëllait, Ritvani ka treguar edhe shenja pendese për krimin e kryer.

Në dëshmitë e para të tij, Ritvani tha se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend se çfarë kishte bërë. Më vonë, tregoi se i vrau për shkak se të gjithë e akuzonin për çdo gjë që ndodhtë në fshat.

Ai doli para gjykatës ditën e hënë ku dhe mori masën e sigurisë  ‘arrest me burg’, i akuzuar për vrasjen e 8 personave të gjithë kushurinj të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY