Sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Gjermani, zbulohen...

Sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Gjermani, zbulohen shqiptarët që trafikuan 800 kg kokainë

156
0
Shares

Tetë persona, mes tyre dhe shqiptarë, janë arrestuar për shkak se ishin pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Bëhet fjalë për një rrjet të madh, i cili është zbuluar nga autoritetet ligj-zbatuese në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, janë sekuestruar rreth 800 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Gjermani sipas mediave lokale. Ajo u trafikua nga Amerika e Jugut në Gjermani nga finalizimi  me sukses i operaconit të koduar “Paraguaj” .

Tetë persona u arrestua gjatë hetimeve, përshirë trafikantët edhe financuesit. Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, por raportohet se ishin pjesë e një grupi shqiptarësh.

Gjatë një kërkimi në një hotel në Neunkircher gjatë javës së kaluar, hetuesit e narkotikëve të Saarlandit raportohet se mundën të siguronin prova të reja. Grupi i trafikut drogës po planifikonte të transportonte nga Gjermania në Holandë sasi të mëdha kokaine.

Gjithashtu, vetëm disa muaj më parë, autoritetet ligj-zbatuese në Gjermani, kapën 250 kg kokainë e cila kishte vlerën e 50 milion eurove në një fabrikë të pjekjes në Neunkirchen.

Në dhjetor, rreth 250 kg kokainë u kapën nga autoritet ligj-zbatuese gjermane në Saarland, në një fabrikë të pjekjes së bananeve në Neunkirchen. Nëse hidhej në treg, nga shitja e kokainës vlerësohet të fitoheshin rreth 50 milion euro.

Punëtorët e fabrikës ku magazinohej droga e fshehur në ngarkesa me banane, nuk ishin në dijeni të trafikut. Pikërisht nga kjo vjedhje, raportohet se hetuesit ranë në gjurmët e grupit.

E njëjta skemë është përdorur dhe për kapjen e drogës në Gjermani ku pjesë e tyre ishin dhe shqiptarët.

Nuk ka ende një listë zyrtare me emrat e të arrestuarëve, por është konfirmuar prezenca e shqiptarëve në trafikimin e kokainës.

Pjese e artikullit ne media gjermane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY