Pas Gerard Pique, një tjetër futbollist i njohur ‘braktis’ Spanjën

Pas Gerard Pique, një tjetër futbollist i njohur ‘braktis’ Spanjën

69
0
Shares

Vazhdojnë surprizat me futbollin. Pasi Gerad Pique njoftoi largimin e tij nga Spanja, këtë radhë ai që suprizon me vendimin e tij është David Silva. Futbollisti i Manchester City-t dhe Spanjës, me anë të një letre ka njoftuar se nuk do të vijojë të jetë më pjesë e kombëtares “La Roha”.

Mesfushori i ka dhënë fund aventurës me kombëtaren pas 125 ndeshjes, ku ka shënuar 35 gola, duke zënë vendin e katërt për sasinë e golave të shënuar në këtë ekip.

32-vjeçari me Spanjën ka arritur të fitojë dy Europianë dhe një Botëror. Në letrën e tij ndër të tjera lexohet:

“Jam i lumtur për çdo gjë që kam arritur, kam jetuar dhe kam ëndërruar për një ekip që do të mbahet mend gjithmonë dhe i kam dhënë fund një historie të mbushur me emocione për të gjitha momentet që vijnë në mendje, si figura e Luis Aragonés, një mësues që kurrë nuk do të harrojmë …”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY