Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Thaçi falenderon liderët dhe qytetarët që e...

Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Thaçi falenderon liderët dhe qytetarët që e përkrahin

48
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar sërish në rrjetet sociale lidhur me korrigjimin e kufijve me Serbinë. Mesa duket, presidenti ende po vazhdon të jetë i bindur rreth kësaj ideje për të korrigjuar kufijtë.

Në statusin e tij në faqen zyrtare të ‘Facebook’, Thaçi ka falenderuar qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë përkrahës të vazhdueshëm të qëllimeve të përbashkëta për bashkimin Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën.

Statusi i plotë:

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës. “

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY