VIDEO/Dalin pamjet e tërmetit mbi 5 ballë, u ndje në katër shtete

VIDEO/Dalin pamjet e tërmetit mbi 5 ballë, u ndje në katër shtete

140
0
Shares

Tërmeti që goditi këtë pasdite të shtune Shqipërinë është ndjerë në të gjitha shtetet që ndodhen pranë vendit, duke nisur nga Maqedonia, Kosova e deri në Bosnje e Itali.

Tërmeti fillimisht u raportua si 6 ballë të shkallës rihter nga ana e Qendrës Evropiane e Sizmiologjisë, ndërsa më pas shifra u ul në 5.1 ballë. Lëkundja e kësaj të shtune në forcë ka qenë e njëjtë me atë që goditi Shqipërinë muajin e kaluar, tërmet i cili u pasua nga mijëra lëkundje të tjera në një hark kohor prej rreth dy javësh.

Kësaj here epiqendra ka qenë pranë qytetit të Burrelit dhe ndryshe nga lëkundjet e muajit korrik, kësaj here tërmeti ka zgjatur për thuajse një minutë, duke u përkthyer në një tërmet me të vërtetë të frikshëm.

Express ju sjell më poshtë një video amatore të xhiruar në njërin prej pallateve në Tiranë, e cila tregon me figurë lëkundjet e forta të ndjera këtë pasdite./g-exp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY