PAMJE TË RËNDA/Të mbuluar nga gjaku në morg, kryhet ekspertiza e trupave...

PAMJE TË RËNDA/Të mbuluar nga gjaku në morg, kryhet ekspertiza e trupave të pajetë të 8 viktimave

231
0
Shares

Ata humbën jetën tragjikisht të gjithë të vdekur në vend duke u qëlluar nga kushuriri i tyre 24 vjeçar.

Ndërkohë, është kryer dhe ekspertiza e trupave të pajetë të 8 viktimave, mes tyre dhe 2 fëmijët. Mësohet se 8 viktimat kanë patur plagë në pjesën e sipërme të bustit.

Rreth orës 9 të mbrëmjes,  katër ambulanca sollën në spitalin e Vlorës 8 trupat e pajetë të masakrës në Selenicë. Pas një ore, u sollën edhe katër viktimat e fundit midis të cilëve edhe dy fëmijët.

Gjatë kohës së mbërritjes së trupave në spitalin e Vlorës nuk kishte të afërm apo familjarë të viktimave, por vetëm mjekë, infermierët dhe forca të policisë së rendit.

Ndërkohë kujtojmë që autori është kapur mëngjesin e sotëm duke mos shfaqur pendesë dhe duke pranuar krimin e rëndë.

*Videoja e marrë nga Abc News

*KUJDES PAMJE TË RËNDA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY