Mbrojtësi spanjoll tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja

Mbrojtësi spanjoll tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja

64
0
Shares

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka konfirmuar se po largohet nga futbolli ndërkombëtar pas një Kampionati Botëror zhgënjyes me Spanjën.

Lajmi është konfirmuar nga vetë mbrojtësi 31 vjeçar që në konferencën për shtyp përpara Superkupës së Spanjës ka deklaruar:

“Unë kam pasur një kohë vërtet të mirë, me Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës, por kjo histori është në fund. Këtë ia kam thënë dhe Luis Enrique. Do të kishte kuptim ta lëmë pas Kupës së Botës. Ka qenë një kohë e mrekullueshme dhe kam përjetuar gjëra të mahnitshme, por nganjëherë ju duhet t’i jepni fund cikleve dhe ju duhet ta bëni këtë në mënyrën e duhur”.

Pique i bashkohet ish-shokut të skuadrës te Barcelona, Andres Iniesta, i cili gjithashtu njoftoi largimin nga kombëtarja “La Roja”.

Me kombëtares e Spanjës, Pique është aktivizuar në 102 raste, ku ka shënuar dhe 5 herë. Ai ishte pjesë e periudhës së lavdishme të skuadrës së drejtuar nga Vincente del Boske, duke shtuar në palmarin e tij të medaljeve dhe medaljen e artë të Kampionatit Botërorë 2010 dhe atë të  Europianit dy vite më vonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY