Kapet autori i masakrës me 8 të vdekur, policia jep detajet e...

Kapet autori i masakrës me 8 të vdekur, policia jep detajet e arrestimit

274
0
Shares

24-vjeçari Ridvan Zykaj është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njoftoi kapjen e tij në orët e para të mëngjesit.

Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para se si nodhi arrestimi të shumëkërkuarit. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se pas kërkimeve të shumta gjatë gjithë natës me anë të qenit të gjurmës të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Pas arrestimit, autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

“Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dhe i Kodit Penal’.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY