‘Hallall Edo,për ty paska qenë kjo jetë’, aktori i njohur nuk çuditet...

‘Hallall Edo,për ty paska qenë kjo jetë’, aktori i njohur nuk çuditet aspak nga veprimi i Ramës

237
0
Shares

Aktori Julian Dedaj ka reaguar në rrjetin e tij social facebook lidhur me veprimin e bujshëm të kryeministrit Rama i cili zgjodhi të urojë fundjavë të qetë duke nxjerrë shifra punësimi dhe nuk shprehu asnjë ngushëllim për viktimat e masakrës së Selenicës.

10 persona të vdekur, 9 të vrarë (1 në Shkodër e 8 në Vlorë) dhe një person i mbytur në Shëngjin, është bilanci i frikshëm, sipas Dedaj, ndërsa kryeministri çohet në mëngjes duke buzëqeshur.

Nuk çuditem aspak. Ai ka vite që nuk jeton në Shqipëri. Ka kohë që bashkë me gjithë sahanlëpirësit e kapur nga pushteti jeton në një planet tjetër. Jeton në një botë ku notohet në lekë, në ngjyra të vdekura, në drogë, në një parajsë pasanikësh e gjakpirësish…shkruan artisti

Postimi i plotë:

Vetem dje shkuan ne boten tjeter 10 veta.
1 ne Shkoder (i vrare), 1 ne Shengjin (i mbytur) dhe 8 ne Vlore (te vrare) por “artisti” Kryeminister zgjohet sot ne mengjes duke na buzeqeshur sikur kjo ngjarje te kishte ndodhur ne nje shtet tjeter.
Nuk çuditem aspak. Ai ka vite qe nuk jeton ne Shqiperi. Ka kohe qe bashke me gjithe sahanlepiresit e kapur nga pushteti jeton ne nje planet tjeter. Jeton ne nje bote ku notohet ne lek, ne ngjyra te vdekura, ne droge, ne nje parajse pasanikesh e gjakpiresish dhe sigurisht nuk ka se si t’ja ndjeje per 10 te pafajshem, qe iken ne nje dite.
P.s. Hallall Edo, per ty paska qene kjo jete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY