EMRAT/I shpëtuan ‘çmendurisë’ së kushëririt, djemtë jetim mes lotësh varrosin të afërmit...

EMRAT/I shpëtuan ‘çmendurisë’ së kushëririt, djemtë jetim mes lotësh varrosin të afërmit e tyre

421
0
Shares

Nga vrasja makabre dhe tragjedia e së premtes u shua një familje e tërë me 8 persona të vdekur.

Tragjedia vërtet mori jetë njerëzish, por nga ana tjetër mësohen lajme të mira. Ka të mbijetuar të cilët nuk ishin të pranishëm në shtëpine ku u qëlluan me armë 8 familjarët.

Një prej fëmijëve të Besim Zykajt, njërit prej viktimave ka mbijetuar. 17 vjeçari, Albi Zykaj, është fëmija i Besim Zykajt. Albi Zykaj bëhet e ditur se punon si kuzhinier në zonën e Dhërmiut.

Dhe pse ai ka shpëtuar, djaloshi ka mbetur krejtësisht jetim pasi ka humbur dy prindërit, Besimin dhe Vasilikën dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin.

Ridvan Zykajt i mori edhe gjyshërit e tij Demirin dhe Ferien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.

Masakrës i ka shpëtuar mrekullisht dhe djali i tjetër i Demir Zykajt, i cili mësohet se jetonte në emigracion prej vitesh.

Ai sot ka ardhur nga Greqia për të përcjellë familjarët e tij të cilët u masakruan me kallashnikov nga kushëriri 24-vjeçar.

Ndërsa nga ana tjetër, nga familja e Azem Zykajt, dy djemtë e tij (Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç) nuk ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY