Tirana me 1 kullë më shumë, këshilltari zbulon se grupi i punës...

Tirana me 1 kullë më shumë, këshilltari zbulon se grupi i punës ka filluar punën

121
0
Shares

Kreu i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës Kreshnik Çollaku nxjerr një tjetër plan të ndërtimit të kullave nga Veliaj.

Çollaku në një postim në rrjetin social facebook, shkruan duke iu referuar fakteve se Bashkia e Tiranës dhe Rilindja po marrin në shqyrtim dhe për të ndërhyrë në stadiumin “Dinamo” për të ndërtuar kullën e rradhës.

“Do ta shembin dhe do të ndërtojnë një Kullë me Stadium përreth. Grupi i punës ,”konfidencialisht”,ka filluar punë. Dhe mos harroni…pas një viti,Votoni prapë Rilindjen.” shkruan ai.

Postimi i plotë i këshilltarit 

Nje Kullë e Re në Tiranë !!!

Shumë shpejt Tirana do te ketë nje Kullë  Tjeter me Stadium.

Bashkia dhe Rilindja ia kanë vënë syrin stadiumit “Dinamo”.

Do ta shembin dhe do të ndërtojnë një Kullë me Stadium përreth.

Grupi i punës ,”konfidencialisht”,ka filluar punë.

Proceduren e njihni.

Thasë me euro për tu pastruar.

Zgjidhet biznesi i sigurtë.

Propozohet PPP (si puna e Teatrit)

Fillon propoganda denigruese dhe socrealiste për Tiranen e Re.

Bëhet ligj special në parlament.

Fillon ndertimi,pastrohen eurot.

Tirana ka nje kullë më shume.

Te gjthë janë të lumtur.

Dhe mos harroni…pas një viti,Votoni prapë Rilindjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY