Kampionia shqiptare renditet e dyta, kualifikohet për në finalen e madhe në...

Kampionia shqiptare renditet e dyta, kualifikohet për në finalen e madhe në Berlin

65
0
Shares

Atletja Luiza Gega nuk ka zhgënjyer me performancën e saj në kampionat.

Ajo është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës. Gara do të mbahet ditën e diel në Berlin (ora 20:55).

Kampionia shqiptare me medalje ka garuar në bateritë eliminatore të kësaj disipline, duke u renditur e dyta në Baterinë B.

Gega u rendit e dyta pasi arriti kohën prej  9’33”11, duke u renditur pas zviceranes Fabienne Schlumpf (9’32”32).

Janë 15 atlete që shkuan nga 33 pjesëmarrës ku mes tyre është edhe Luiza Gega. Një muaj më parë, atletja shqiptare mori medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare po në këtë disiplinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY