Pamje të rënda, publikohet për herë të parë videoja e aksidentit me...

Pamje të rënda, publikohet për herë të parë videoja e aksidentit me dy të vdekur në Kamëz

264
0
Shares

Janë publikuar për herë të parë nga Report TV pamjet e aksidentit tragjik të së mërkurës, ku mbetën të vdekur një vajze e mitur, 8-vjeçarja Esmeralda Ndreu si dhe një person me biçikletë, identifikuar si Ramazan Isha.

Siç e shihni në videon, fillimisht makina e cila ishte ne drejtimin e Rezina Kolecit, ka goditur çiklistin teksa ora shënon 08:40 minuta dhe para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet “Mercedes Benz”.

Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Por pak çaste para se të goditej çiklisti, rrugën e ka kaluar para karburantit dhe Valbona Ndreu me dy vajzat e saj. Për herë të fundit para se të goditeshin nga makina e Rezina Kolecit, Ndreu kalon rrugën me dy vajzat e saj. Në dorën e djathtë ajo mban vajzën Esmeralda Ndreu e cila gjeti vdekjen në aksident dhe në të majtë 6-vjeçarin E.N e cila fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. /Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY