LAJM I FUNDIT/Nis beteja ligjore për Adriatik Llallën, ankimon vendimin për sekuestrimin...

LAJM I FUNDIT/Nis beteja ligjore për Adriatik Llallën, ankimon vendimin për sekuestrimin e pasurive

58
0
Shares

Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla  është vënë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda menjëherë pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda po merret ende me shqyrtimin e verdiktit të datës 20 korrik, ku u vendos sekuestroja preventive ndaj disa pasurive të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Por sot kanë nisur seancat dhe beteja ligjore për ish-prokurorin.

Llala ka ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të tij, të cilat arrijnë vlerën e 1 miliard lekëve.

Sipas Top-Channel, gjykata është inicuar pas një ankimimi të depozituar nga avokati mbrojtës i Llallës, zoti Sokol Hazizaj, por ndërkohë procesi po zhvillohet në mungesë të avokatit mbrojtës, për sa kohë avokati ndodhet me pushime.

Në këto kushte, gjyqtari i gatshëm dhe që i ka rënë shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje, ka kërkuar asistencën e një avokati kryesisht, për të cilin ka qenë e vështirë të gjendet, për sa kohë shumica e avokatëve që gjenden në listën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë gjithashtu me pushime.

Për këtë arsye seanca u shty për në orën 15:00. Aktualisht akuza përfaqësohet në shkallën e dytë nga prokurori Bujar Sheshi, ndërsa seanca drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY