FOTO/Aksident i rëndë te ‘Syri i Kaltër’, çifti përfundon me makinë në...

FOTO/Aksident i rëndë te ‘Syri i Kaltër’, çifti përfundon me makinë në lumë

88
0
Shares

Një aksident i rende ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër – Sarandë. Një automjet tip BMW ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë vendit të njohur si ‘Kriporja’, afër pikës turistike të Syrit të Kaltër.

Nga informacionet e para mësohet se kanë mbetur të plagosur një çift që udhëtonin me këtë automjet. Plagë më të rënda ka marrë bashkëshortja.

Çifti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

foto nga lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY