DHUNA NË FAMILJE/Nusja godet vjehrrin në Sarandë, vjehrra rreh nusen në Vlorë

DHUNA NË FAMILJE/Nusja godet vjehrrin në Sarandë, vjehrra rreh nusen në Vlorë

133
0
Shares

Dhuna tashmë është kthyer në një fenomen, që fatkeqësisht po troket çdo ditë e më shumë në dyert e familjave shqiptare.

Më e rëndë është dhuna ndaj fëmijëve dhe grave, por të bëjnë çudi dhe rastet kur gratë ushtrojnë dhunë mbi familjarët e tyre.

Iu referohemi dy njoftime të mëposhtme, të dy ngjarjeve të fundit, ku në qytetin e Vlorës vjehrra e motra rrahin nusen, ndërsa ajo e Sarandës, ku nisja godet vjehrrin.

Në të dyja rastet, gratë po procedohen penalisht.

Njoftimet e plota

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 07. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F. S., vjeçe 30, banuese në  Vlorë, pasi vjehrra e motrës, shtetasja R. Sh., vjeçe 56, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës Rrethit Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 07. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M. T., vjeç 79, banues në Sarandë, pasi nusja e djalit, shtetësja L. T., vjeçe 34, banuese në Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY