DETAJE/Gjyshja e gjeti pa jetë brenda në vaskë, 22 vjeçari vuante nga...

DETAJE/Gjyshja e gjeti pa jetë brenda në vaskë, 22 vjeçari vuante nga një sëmundje

67
0
Shares
Foto Ilustruese

I riu 22 vjeçar u gjet pa jetë nga gjyshja e tij brenda në vaskë mëngjesin e djeshëm. Një ditë pas ngjarjes,ende nuk janë përcaktuar dhe qartësuar rrethanat në të cilat ai humbi jetën.

Por, nga dëshmitë paraprake të familjarëve të tij pas pyetjeve të policisë nëse 23 vjeçari ishte i sëmurë, mësohet se djali vuante nga epilepsia dhe herë pas here shfaqte kriza. Mëngjesin e së martës, atë nuk e kishte ndjerë askush të shfaqte momente krizash.

NGJARJA

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodhej vetëm viktima dhe gjyshja e tij. Djali është futur për t’u larë, por është vonuar më shumë se zakonisht.

E shqetësuar, gjyshja i ka trokitur disa herë në derë, duke i thirrur, por ai nuk përgjigjej. Më pas ka arritur të hapë derën e tualetit dhe e ka gjetur nipin në vaskë. Pasi i ka thirrur disa herë, ajo ka kuptuar se djali kishte vdekur dhe ka lajmëruar Policinë.

Sipas Panoramës, burimet thanë se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.4, që kanë kryer veprimet e parahetimore. Trupi i 22-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku mjekët do të kryejnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY