Banorët në Elbasan në rrezik, gjenden rastësisht 16 predha luftarake

Banorët në Elbasan në rrezik, gjenden rastësisht 16 predha luftarake

61
0
Shares

Teksa po punonte për gërmimet, fadromisti rastësisht ka zbuluar 16 predha luftarake. Ato dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Predhat u zbuluan nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit në lagjen ‘Kongresi i Elbasanit’.

Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm, ku 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell.

Ku qëndron rreziku?

Në temperatura të larta, këto predha mund të  shpërthejnë. Ky është dhe shqetësimi i banorëve.

Autoritetet kompetente  nuk kanë marrë ende masa për largimin e plotë të tyre, pasi nga 16 predha vetëm pak prej tyre janë larguar. Ndërkohë ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me se kur datojnë këto predha dhe pse ndodhen aty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY