Ndërron jetë 1 tjetër person nga aksidenti në rrugën e Kamzës, si...

Ndërron jetë 1 tjetër person nga aksidenti në rrugën e Kamzës, si ndodhi ngjarja e rëndë

159
0
Shares
Foto Ilustruese

Vijnë detaje të reja nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm në rrugën e Kamzës.

Mësohet se vajza e dytë, 6 vjeç ndodhet në sallën e operacionit. Ndërkohë zyrtarisht konfirmohet se personi me biçikletë ka humbur jetën nga plagët e marra.

Si ndodhi ngjarja?

Fillmisht shtetësja humbi kontrollin e drejtimit të mjetit. Nga humbja e kontrollit u përplas me biçiklistin që po ecte anës rrugës dhe më pas me borëdurën e rrugës.

Si kaloi borëdurën e rrugës ajo ka përplasur dhe më pas me tre këmbësoret (nëna me dy vajzat).

NJOFTIMI 

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY