‘Kufijtë nuk duhet të preken’, Haradinaj nga Vlora shmang Ramën, e pret...

‘Kufijtë nuk duhet të preken’, Haradinaj nga Vlora shmang Ramën, e pret ministri Majko

60
0
Shares

“Kufijtë janë të vendosura me luftë. I qëndroj deklaratës sime, kufijtë nuk duhet të preken”. Këto vazhdojnë të jenë ende fjalët dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës në lidhje me çështjen e nxehtë të kufirit.

Këtë deklaratë, kryeministri  Haradinaj e ka bërë nga qyteti bregdetar i Vlorës.

Këtë të mërkurë ishte vendosur zyrtarisht se kryeministri i Kosovës do të  kryente një vizitë 1 ditore në qytetin e Vlorës.

Ai ka mbërritur në qytetin e Vlorës, nga ku do të zhvillojë disa vizita. Fillimisht ai është ndalur në bashkinë e qytetit, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka parashikuar asnjë vizitë me zyrtarë të lartë të tjerë. Që pas debatit të fundit me Ramën prej shkurtit të këtij viti ku i kërkoi Ramës të merrej me problemet e veta në Shqipëri, të dy kanë shmangur takimin me njëri tjetrin.

I vetmi përfaqësues i qeverisë i cili ka qenë i pranishëm në pritjen dhe takimet që po zhvillon Haradinaj është vetëm ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY