FOTO/Me puro dhe armë nëpër duar, zbulohet identiteti i burrit që qëlloi...

FOTO/Me puro dhe armë nëpër duar, zbulohet identiteti i burrit që qëlloi mbi gruan dhe vajzën

398
0
Shares

Pjetër Ndrecaj ishte personi i cili i mori jetën ish-gruas së tij dhe vajzës 9 vjeç duke i qëlluar me kallashnikov. Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës nuk ka të qartë ende motivet.

Sipas mediave kosovare ashtu siç raportuam më parë, Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë konfirmoi se krimin makabër e kishte kryer Pjetër Ndrecaj.

Por kush ishte Pjetër Ndrecaj?

Burri që vrau ish-gruan dhe vajzën ishte i fiksuar pas armëve dhe purove.

Pjetër Ndrecaj kreu një krim të dyfishtë, mirëpo në profilin e tij në “Facebook” ai ka të postuar një sërë fotosh, të cilat tregojnë se ai ka qënë i tërhequr nga armë / pushkë automatike.

Sipas raportimeve nga “indeksonline”, Nrecaj ishte në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, me të cilën ishte në proces të shkurorëzimit.

Gruaja, tashmë e ndjerë ishte me shtetësi të Shqipërisë, por jetonte në Kosovë me familje që nga paslufta. Çifti kishin 6 fëmijë së bashku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY