E trishtë, kampioni i botës humbet jetën nga aksidenti tragjik

E trishtë, kampioni i botës humbet jetën nga aksidenti tragjik

58
0
Shares

Ditë e trishtë kjo e sotmja për atletikën në mbarë botën. Atleti kenian Nicholas Bett, i cili u shpall kampion botëror në garën e 400 metrave në “Pekin 2015”, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor.

Sipas raportimeve të mediave, ai sapo ishte kthyer nga kampionati kontinental që po zhvillohej në Nigeri.

28-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij duke rënë në një kanal. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.

Bett hyri në histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra.

Në të gjithë vitet e karrierës së tij ai ka fituar dhe medalje në kampionatet afrikane.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës në reagimin zyrtar u shpreh se ky është një lajm mjaft i trishtueshëm për të gjithë botën e sportit.

Në mesazhin ngushëllues, IAAF kujton se Bett ishte një nga surprizat më të mëdha në vitin 2015, ku fitoi medaljen e arit në Botëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY