Zjarri në Greqi/Ambasada shqiptare mbulon shpenzimet për dokumentat e humbura të emigrantëve

Zjarri në Greqi/Ambasada shqiptare mbulon shpenzimet për dokumentat e humbura të emigrantëve

68
0
Shares

Për të gjithë ata që humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 Korrikut në Athinën Lindore,shpenzimet do të mbulohen  nga ambasada shqiptare në Athinë.

Njoftimin e ka bërë vetë ambasada ku shkruan se të gjitha shpenzimet do të mbulohen prej saj, ndërkohë që emigrantëve u kërkohet të nisin sa më shpejt procedurat.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Athinë:

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjeherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.

Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. të tel. 210-6876215.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY