U vetëvra apo e vranë? Detaje të reja nga ngjarja në Durrës,...

U vetëvra apo e vranë? Detaje të reja nga ngjarja në Durrës, arrestohet oficeri i policisë

221
0
Shares

Mësohet se 47-vjeçaren Merita Hajdari e ka shtyrë bashkëshorti i saj në vetëvrasje. 

Për këtë motiv, është vënë në pranga oficeri i Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.

Ashtu siç u raportua, në momentin e ngjarjes, ajo kishte qënë me persona të tjerë në shtëpi. Para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ata ishin dëgjuar  nga fqinjët duke debatuar dhe ngritur zërin.

Në momentin e vetëvrasjes në banesë ishte ajo dhe bashkëshorti Sherif Hajdari. Mësohet se marrëdhënia e tyre ishte acaruar dhe kishte sherre dhe debate të vazhdueshme për motive xhelozie.

Pas hetimeve të bëra dhe dëshmive të mbledhura punonjësi i policisë Sherif Hajdari është prangosur nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas së tij.

47-vjeçarja Merita Hajdari, i dha fund jetës paraditen e së hënës me pistoletën e bashkëshortit polic, në komisariatin e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY