Mashtrimi me rrobat ‘firmato’, shqiptarit i bllokohet malli fals në Kakavijë

Mashtrimi me rrobat ‘firmato’, shqiptarit i bllokohet malli fals në Kakavijë

145
0
Shares

Një dyqan i tërë me rroba të falsifikuara është kapur sot në doganën e Kakavijës. Pretendoheshin se rrobat ishin firmato dhe mbanin emrin e firmave më prestigjioze në treg.

Doganierët grekë bënë të mundur kapjen e tyre, të cilat do të kalonin në Shqipëri për tu shitur në tregun vendas.

Bëhet fjalë për 62 mijë të brendshme meshkujsh si mallra jo origjinale. Sipas mediave grek, rrobat false imitonin firmat e ndryshme, si Adidas, Calvin Klein, Versace dhe Dolce and Gabbana.

Autoritetet greke në kufi, zbuluan se marrësi i porosisë është një person në Shqipëri, i cili do t’i hidhte rrobat në shitje në tregun shqiptar.

Lidhur me këtë rast, dogana do të kontaktojë me kompanitë e sipërpërmendura për mallrat e falsifikuara që mbajnë emrat e tyre, për të proceduar me shkatërrimin e tyre ose jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY