EMRA & DETAJE/Aksident te rreth-rrotullimi i Saukut, një i vdekur dhe dy...

EMRA & DETAJE/Aksident te rreth-rrotullimi i Saukut, një i vdekur dhe dy të plagosur

214
0
Shares

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm te rreth-rrotullimi i Saukut në Tiranë.

Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari Ervin Preçi, banues në Tiranë, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi i automjetit dhe një femër, L. D., dhe pasagjerja, D.  Xh., vjeçe 23 banuese në Tiranë. Tre të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” i cili ka dalë nga rruga. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia nuk ka dhënë informacione për ngjarjen edhe pse kemi të bëjmë me një aksident me pasoja fatale në jetë njerëzore. Reagimi i parë i uniformave blu erdhi pas interesit nga ana e Report Tv, rreth 14 orë pas aksidentit tragjik.

Njoftimi i Plicisë

Shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY