Cfarë duan meshkujt në shtrat? Të përpiqeni të….

Cfarë duan meshkujt në shtrat? Të përpiqeni të….

994
0
Shares

Dihet tashmë, burrat dhe gratë kanë këndvështrime të ndryshme mbi lidhjen në çift dhe akoma më të ndryshme kur bëhet fjalë për seksin.

Jeta intime është një argument thelbësor për marrëdhënien, por ndonjëherë është shumë e vështirë ‘të hysh’ për të kuptuar se çfarë dëshirojnë në të vërtetë. Ta lëmë mënjanë frikën, çensurat dhe turpin dhe ta lëmë veten të lirë, pasi sekreti është pikërisht këtu: të përpiqemi të ndjejmë partnerin dhe të bëjmë të mundur që çdo takim të jetë një moment i jashtëzakonshëm komunikimi.

Për një stinë verore të paharrueshme në majat e pasionit le të shohim se çfarë dëshirojnë burrat nën çarçafë:

Lamtumirë mërzitjes: Në dhomën e gjumit fantazia nuk duhet të njohë kufij, mjafton të gjendet ana më seksi e gjërave.

Transformoni përditshmërinë në një rast të veçantë: edhe gatimi apo larja e enëve mund të kthehet në diçka tej mase erotike nëse veprohet siç duhet.

Sidomos në çiftet që kanë kohë bashkë është shumë e thjesht të biesh pre e rutinës: tani është momenti për të ndryshuar gjërat.

Të brendshmet ‘pikante’, përkëdheli apo dushi së bashku janë disa nga gjërat që mund të bëni për t’i dhënë një tjetër hov lidhjes suaj.

‘Boshatisni’ kokën: Ne gratë fatkeqësisht, nuk arrijmë dot të largojmë nga mendja frenimet që për shekuj kanë rrethuar trupin e grave.

Ta lëmë veten të shpenguar është shumë e vështirë, sidomos nëse edukimi i familjes ka ndikuar shumë tek ne.

Kjo nuk bën gjë tjetër, veç se të rrisë ndjenjën e statizmit dhe pasigurisë në sferën intime.

Mjaft e vumë trurin në punë dhe le t’ia lëmë ‘atij në dorë’, në vend që të mendojmë rreth asaj se çfarë po bëjmë, nëse jemi në lartësinë e duhur.

Le të përqendrohemi në atë që ndiejmë, në efektin që jep dhe mbi të gjitha, të përqendrohemi tek ai.

Çështje vështrimesh: meshkujt, dihet tashmë, e kanë kryesore çështjen e të parit. Për ta është e rëndësishme të shihesh gjatë kohës që bëjmë dashuri: e rëndësishme për t’u eksituar dhe për të jetuar në maksimum eksperiencën në çift.

Ne gratë jemi më të përmbajtura, kemi frikë se mos duket celuliti, kilet që mbase janë shtuar në dimër, pa llogaritur që e kemi të ngulitur në kokë turpin nga lakuriqësia si shkak i edukatës familjare.

Këshilla për këtë rast? Le ta zgjedhim vetë dritën, duke marrë llampa që krijojnë një atmosferë të butë, të aftë për të ndruiçuar me ëmbëlsi dhomën dhe format tona, ose mund të ndezim qirinj për ta bërë atmosferën më romantike, por edhe për ta rrethuar me aromë dhomën.

For your eyes only: ‘Vetëm për sytë e tu’ jo vetëm filmi i famshëm i 007-s, por një sugjerim i vlefshëm për kë dëshiron të ndezë dëshirat e partnerit.

Le të habisim partnerin me një zhveshje në shtëpi: ndërkohë që është ulur në kolltuk, ne mund të zhvishemi ngadalë.

Konkluzioni? Shtrat apo divan, nuk ka rëndësi: do jetë me siguri një takim me doza të larta pasioni.

Mos harroni parapërgatitoret: Ndonjëherë, sidomos kur initimiteti është konsoliduar tashmë, faza parapërgatitore kthehet në një kujtim të largët dhe arrihet shumë shpejt tek ‘thelbi’.

Një gjë e tillë është një gabim i rëndë, pasi puthjet, përkëdhelitë dhe masazhet janë tmerrësisht eksituese si për ne gratë edhe për burrat.

Delikatesa çon në ndjenja të thella dhe aktivizon një kanal komunikimi të menjëhershëm dhe efikas.

Në vend të filmit të zakonshëm në televizor, më mirë t’i përkushtohemi partnerit duke i propozuar një masazh relaksues: drita të zbehta, qirinj dhe një vaj aromatik do jenë perfekt si prolog i një nate në mësim të erotizmit.

Sugjerimi: Mos lini pas dore zona si kavilja, brendësia e kofshëve dhe gjunjët, të cilat shpesh nuk konsiderohen, por janë tejet të ndjeshme. Provoni që ta besoni!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY