Baza ajrore në Kuçovë projekt i vitit 2011, Berisha kujton ngjarjen që...

Baza ajrore në Kuçovë projekt i vitit 2011, Berisha kujton ngjarjen që e vonoi 4 vitë më shumë…

78
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në një postim në rrjetin e tij social facebook në lidhje me ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë.

Ai shkruan se kjo është një ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet me NATO-n duke u përdorur për të furnizuar, trajnuar si dhe për qëllime logjistike.

Duke e njohur vendimin e marrë nga NATO dhe duke e falenderuar, ish-kryeministri sjell ndërmend faktin se ky projekt ka nisur që në vjeshtën e vitit 2011, por PS me ardhjen në pushtet e vonoi për më shumë se 4 vite këtë projekt.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n!

Të dashur miq, sot zëdhënësi i Aleancës së Atlantikut të Veriut njoftoi se Aleanca ka vendosur të modernizojë bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri.

Kjo bazë do mund të përdoret edhe nga Aleanca për qëlllime logjistike, policimi ajror, furnizimi, trajnimi etj. Baza do jete dhe aeroporti i vetëm i forcave ajrore të Shqipërisë.

Me këtë rast shpreh kënaqesinë time dhe falënderoj Aleancën për vendimin e marrë sikundër mbështes ofrimin nga Shqipëria të çdo lloj lehtësie dhe kontributi për Aleancën në përmbushjen e misionit të saj të paqes dhe sigurisë në Europë dhe në botë.

Gjithashtu informoj opinionin se ky projekt u përgatit nga një kompani serioze amerikane ‘Cubik’ që në vjeshtën e vitit 2011 dhe filluan parapërgatitjet për zbatimin e tij.

Por ata që demostruan me portrete të Enverit ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përzunë kompaninë që beri projektin dhe si banditë të vërtetë arrestuan gjeneral Syrja Gjokaj në mënyrën më banditeske, duke vonuar për së paku katër vite projektin e dhënë.

Ata kishin parashikuar që Kuçova të shërbente për Narkofloten që do të transportonte kanabisin e tre qarqeve të vendit.

Ky super skandal mori dhenë dhe famozja ndrikull Mrika e radarëve dhe Noriega hoqën dorë nga plani i tyre dhe u detyruan të rikthehen në projektin e mëparshëm. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY