“Pjesa e errët” e korsive të bicikletave, zbulohet manipulimi i Erjon Veliajt

“Pjesa e errët” e korsive të bicikletave, zbulohet manipulimi i Erjon Veliajt

162
0
Shares

Burime konfidenciale pranë Bashkisë së Tiranës, nxjerrin në pah një tjetër manipulim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili shquhet si mjeshtër i propagandës. Prej disa javësh, në kryeqytet janë vënë re disa korsi të reja, për përdorimin e biçikletave.

Vetë Veliaj, ka inaguruar disa prej tyre, duke thënë se përdorimi i biçikletave është një domosdoshmëri për pastrimin e mjedisit në Tiranë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe!

Por paralelisht, bashkë punimet për korsinë e biçikletave, një kompani koncesionare po hap kanale në akset rrugore të kryeqytetit, për të shtrirë linjat e fibrave optike. Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU) po kryen disa punime në zonën e ish Bllokut, tek hyrja e Liqenit Artificial dhe përballë ETC.

Nga pamjet shihet qartë që asfalti është dëmtuar sëtepërmi, ndërsa detyrimi i kompanisë sipas kontratës koncesionare të vitit 2011, duhej që pas punimeve në nëntokë, të shtronte tërësisht rrugën me asfalt. Por këtë gjë deri tani nuk e ka bërë dhe sot rrugët janë të shkatëruara.

Kjo sepse Erion Veliaj ka menduar një zgjidhje tjetër, atë të shndërrimit të rrugës së dëmtuar në një korsi biçikletash. Me këtë veprim, Veliaj i kursen ca para koncesionarit dhe i ofron rrugë të dëmtuar çiklistëve.

Pra, gjithë këto kohë kryebashkiaku Veliaj na ka mashtruar, pasi  korsitë e biçikletave nuk kanë patur qëllim parësor pastërtinë e Tiranës, por mbulimin e gropave të lëna nga koncesionari që ka marrë fibrat optike në rrugët kombëtare.

Ky koncesion me vlerë rreth 40 milion euro, është në formën e monopolit. Të gjitha kompanitë e tjera që ofrojnë internet, televizor apo telefoni celulare nëpërmjet fibrave optike, do të duhet të përdorin tubacionet e koncesionarit përkundrejt një qiraje mujore.

Kompania koncesionare Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU)  është denoncuar fort nga deputeti Taulant Balla, kur ai ishte në opozitë. Madje Balla asokohe pretendoi se kishte marrë kërcënime nga kjo kompani, por sot duket se gjerat kanë ndryshuar. Nga armiq, tashmë janë bërë miq!/TPZ

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY