DETAJE/Sarandë, turisti polak çan kokën dhe humb ndjenjat nga zhytja me kokë

Ndaje

Një turist polak për pak sa nuk rrezikoi jetën tij teksa po pushonte në bregdetin e Sarandës. Ai u zhyt me kokë në det, por goditja ka qënë e fortë.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin Rinia në qytetin e Sarandës ditën e sotme.

Turisti është identifikuar dhe quhet Kamil Thiotheli, rreth 45 vjeç, nga Polonia. Ai u hodh me kokë nga trampolina, por hedhja ka rezultuar e pamenduar mirë, pasi ai përplasi kokën tek gurët në det.

Si pasojë e përplasjes, pësoi çarje të madhe në kokë, dhe humbi ndjenjat.

Menjëherë ka ndërhyrë roja bregdetare, dhe e nxori në breg, dhe më pas njoftoi ambulancën. Tashmë, shtetasi polak ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje